Dortmund ka triumfuar 5-1 ndaj Augsburg, duke bërë që verdhezinjtë të jenë në vendin e pestë me 60 pikë. Ekipi i Terzic siguroi fitoren që në pjesën e parë, me  golat e Malen, Reus dhe dopietën e Moukoko. Mysafirët ngushtuan shifrat me Vargas. Në pjesën e dytë, emrin në listën e golashënuesve e vendosi edhe Nmecha.

Në MHPArena (Stuttgart), ndeshja mes Sttutgart dhe Bayern përfundoi 2-1. Vendasit “tundën rrjetën” me Stergiou, ndërsa Kane u kundërpërgjigj brenda pjesës së parë. Ekipi i Hoeness realizoi të dytin me Jeong.

(VIDEO)

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb