Laburisti Sadiq Khan, ka fituar mandatin e tretë si kryebashkiak i Londrës, pas zgjedhjeve lokale të mbajtura në 2 maj.

Khan ka arritur të mundë rivalen e tij direkte, konservatoren Susan Hall, me rreth 44% të votave, kundrejt 33% të fituara nga Hall, kur mbeten edhe pak vota për t’u numëruar.

Zgjedhjet lokale kanë qenë një disfatë e madhe për konservatorët, që kanë humbur këshilltarë dhe bashki në mbarë vendin, rezultat që shihet nga ekspertët zgjedhorë si një lajm i keq për zgjedhjet e ardhshme parlamentare të cilat pritet të mbahen deri në fund të këtij viti.

Temat që mbizotëruan fushatën zgjedhore, ishte menaxhimi në rritje i kriminalitetit, sidomos krimet me thikë, por edhe menaxhimi i protestave masive pro Palestinë që janë mbatur muajt e fundit në rrugët e kryeqytetit.

Një tjetër çështje kyç, që pritej ta dëmtonte Khan, është zgjerimi i skemës së tij konstroverse, ULEZ, për vendosjen e një takse qarkullimi për mjetet më të vjetra, që nuk përshtaten me rregullat e përcaktuara nga skema. Zgjerimi i skemës solli mjaft pakënaqësi dhe kandidatja konservatore, Susan Hall, kishte premtuar anulimin e saj të menjëhershëm.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: