Është zhvilluar sot në stadiumin “Elbasan Arena“ ndeshja finale e Kategorisë së Dytë mes Valbonës dhe Pogradecit.

Dy skuadrat u renditën të parat në Grupet A dhe B në përfundim të sezonit të rregullt, duke siguruar edhe ngjitjen për në Kategorinë e Parë sezonin e ardhshëm, teksa u përballën në këtë duel të fundit sezonal për të shpallur ekipin fitues të Kategorisë së Dytë.

Finalja u fitua nga Pogradeci me rezultatin minimal 1-0. Goli i vetëm i takimit u realizua në fraksionin e dytë, teksa Danladi zhbllokoi rezultatin në të 64-ën. Deri në fund Pogradeci administroi rezultatin dhe fitoi kupën e Kategorisë së Dytë.

Pas përfundimit të ndeshjes finale Valbona – Pogradeci, u zhvillua edhe ceremonia e dorëzimit të trofeut të titullit kampion në Kategorinë e Dytë. Kupa për skuadrën e Pogradecit u dorëzua nga anëtari i Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së, Abdyl Kuriu.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb