Një banderolë me një mesazh, u vu re në pjesën ku qëndronin Plisat në stadiumin “Elbasan Arena” në fillim të ndeshjes miqësore Shqipëri-Bosnje.

Plisat thonë që “Nuk ka këshillë më të keqe nga ajo që e shtyn njeriun të mohojë kombin e vet” dhe pas këtij mesazhi janë të shumta pikëpyetjet që ngrihen. Me kë e kanë?
parrulla-e-plisave.-2jpg
Ndonëse banderola u hoq shpejt nga stadiumi, të shumtë janë ata që mendojnë se tifozët nga Kosova kanë sulmuar ‘Dardanët’, të cilët në ndeshjen e fundit kishin krijuar një banderolë me mbishkrimin: “Kosova është Kosovë”.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb