BE-ja ndërmori sot një ofensivë për të taksuar gjigantët e internetit duke përfshirë dhe Facebook, goditur nga një skandal mbi mbrojtjen e të dhënave, në sfondin e luftës tregtare me SHBA-në.

Komisioni Europian propozoi sot një taksë të re mbi të ardhurat e gjigantëve të internetit duke përfshirë Facebook-un goditur nga një skandal për mbrojtjen e të dhënave, në sfondin e kërcënimit për luftë tregtare me SHBA-në.

“Rregullat tona të krijuara para ekzistencës së internetit nuk lejojnë të taksosh kompanitë dixhitale që operojnë në Europë. Kjo është arsyeja për të cilën ne propozojmë një taksë”- deklaroi komisioneri europian për Çështjet Ekonomike, Pierre Moscovici, në një konferencë shtypi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb