TIRANË- Nga aktiviteti në kuadër të Evropës, Ministrja e Mirëqenies Sociale Olta Xhaçka i ka dalë në mbrojtje ambasadores së BE-së në Tiranë, Romana Vlahutin e cila u vu në qendër të opinionit publik pas një shkrimi të publicistit Kastriot Myftaraj.

Xhaçka ka dhënë një mesazh për të gjithë shqiptarët ndërsa thotë se çdo njeri normal e refuzon gjuhën e urrejtjes ndaj kujtdo.

“Dua të jap një mesazh që e gjykoj shumë të rëndësishëm, në cilësinë e drejtueses së një institucioni që mbështet pa dallim këdo, por edhe si grua e si nënë  – mbështes fort mesazhet e çdo shqiptari,  që u distancua nga gjuha e dhunës, marramendjet e dashakeqësisë dhe nga dhunimi i punës së bërë nga Bashkimi Evropian dhe nga Ambasadorja Romana Vlahutin. Çdo njeri normal dhe çdo qytetar i denjë, e refuzon gjuhën e urrejtjes ndaj kujtdo. Aq më shumë ndaj një zonje”, ka theksuar Ministrja Xhaçka.
XHACKA
Sipas saj ‘çdokush që mbart vlera qytetarie në vetvete, duhet të distancohet nga gjuha e dhunës dhe shprehjet regresive në komunikimet në media apo kudo në publik’.

Publicisti Kastriot Myftaraj, u arrestua pak ditë më parë pasi bëri thirrje për kundër ambasadores së BE­-së në Shqipëri, Romana Vlahutin, por më pas u la i lirë.

“Kështu që çdo shqiptar që do atdheun e vet mund ta vrasë Romanën dhe ky do të ishte një akt antiterrorist, jo terrorist. Në këtë histori ka vetëm një terroriste që është Ku*** e Pantovçakut, e cila e mbetur pa tutor punon për llogari të Beogradit”, shkruante Myftaraj në një shkrim të tijin.
Fill pas kësaj ngjarje, figura të rëndësishme u sensibilizuan me diplomaten e akredituar në vendin tonë.

Një prej tyre ishte edhe shkrimtari i madh Ismail Kadare, i cili përmes një letre personale i kërkoi ndjesë deri në përulësi ambasadores Romana Vlahutin.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: