Teksa prokurori ka dhënë pëlqimin e tij që Erdgys Arrazi do merrte pjesë në ceremoninë mortore të dy fëmijëve të tij, 8 dhe 3 vjeç, Policia Vendore e Shkodrës nuk ka pranuar që të marrë masa për shoqërimin nga burgu të 31-vjeçarit për në varreza.

Pavarësisht kërkesës së familjarëve të babait që humbi në lumin Buna gruan dhe 3 fëmijët, duket se policia ka refuzuar për herë të dytë (Hera e parë kur u bë varrimi i vajzës së madhe). Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga gazetari Senad Nikshiqi.

Ndërkohë, i ngelet Policisë së Burgjeve që të vendosë nëse do të japë aprovimin për të çuar në ceremoninë mortore Arrazin, i cili akuzohet se ka shkaktuar vetëvrasjen e gruas dhe të tre fëmijëve të tyre. Kujtojmë se ceremonia mortore do të mbahet në orën 12:00.

Po sot, në orën 12:00 do të përcillet për në banesën e fundit edhe gruaja e 31-vjeçarit, Alma Arrazi, e cila do të prehet në varrezat e Durrësit, pas kërkesës së familjes së saj.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: