GJIROKASTËR-Një 25-vjeçar ka rënë në pranga, pasi ishte shpallur në kërkim për vrasje të mbetur në tentativë. Burime zyrtare nga policia e Gjirokastrës bënë me dije se Dilaver Rrapa akuzohet se në 2 korrik ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit O.M.

NJOFTIMI I POLICISË
Ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim për veprat penale “Vrasje me dashje mbetur në tentativë”, “Kanosje” dhe “Prodhim e mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municionit”.
Në datë 17.10.2017,ga specialistët e Sektori për hetimin e krimeve të rënda u ndalua shtetasi i shpallur në kërkim:
Dilaver Rrapa, 25 vjeç, banues në Tepelenë, pasi:
Gjykata e Shkallës së Parë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Vrasje me dashje mbetur në tentativë”, “Kanosje” dhe “Prodhim e mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municionit”, pasi:
Në datë 02.07.2017 ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit O.M. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb