TIRANE– Partia Demokratike me sa duket ka një strategji të re, me qëllim dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Burime pranë Partisë Demokratike siç konfirmon gazetarja Elda Menga për “BalkanWeb” kanë zbuluar detaje nga protesta e nesërme.

Opozita do të protestojë pëpara ministrisë së Brendshme në orën 12:00. Është parashikuar që protesta të zgjasë dy orë.

Aty do të marrin pjesë deputetët e opozitës, ndërsa kryedemokrati Lulzim Basha do të jetë në samitin e PPE në Sofje, Bullgari.

Detajet u diskutuan në një mbledhje që nënkryetari i PD, Edi Paloka zhvilloi me krerët e degëve të PD në Tiranë

 (e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb