Kina ka parakaluar SHBA-n për numrin më të lartë të superkompjuterave në botë.

Vendi komunist ka 202 superkompjutera në listën e 500 makinerive më të fuqishme në botë.SHBA-të kanë vetëm 143 dhe kjo është pika më të ulët në 25 vite megjithatë ruajti vendin e dytë.

Japonia vinte në vendin e tretë me 35 superkompjutera ndjekur nga Gjermania me 20.

Në anketën e fundit publikuar në Qershor, SHBA-të ende kishin udhëheqjen me 169 superkompjutera ndjekur nga Kina me 160.

Superkompjuterat janë sisteme super të shtrenjta që kanë në përbërje dhjetëra e mijëra procesorë të cilët kryejnë disa prej detyrave më komplekse dhe intensive.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: