Tifozët e Skënderbeut duhet të paraqiten në stadium me letërnjoftime me vete, nëse dëshirojnë të ndjekin nga tribunat e stadiumit ndeshjen. Lajmin e ka dhënë vetë klubi korçar, i cili duke i konfirmuar tifozëve se kishte organizuar udhëtimin falas drejt Tiranës, u kujtonte atyre që të mos udhëtonin pa letërnjoftim me vete se do u duhej në hyrje të stadiumit, shkruan Panorama Sport.

skenderbeu-470x597

Postimi i Skënderbeut
“Dëshirojmë t’iu njoftojmë se klubi ka vendosur transport falas për tifozët që dëshirojnë të ndjekin në stadium sfidën, Partizani-Skënderbeu. Nisja drejt Tiranës bëhet në orën 14:00 nga stadiumi ‘Skënderbeu’. Ujqërit do të qëndrojnë në tribunën H1 dhe H2, bileta kushton 500 lekë dhe tifozët mund të blejnë biletat tek pika e shitjes përballë me kinemanë.

Tifozët me banim në Tiranë dhe Durrës dhe që dëshirojnë të bashkohet me Ujqërit biletat mund ti blejnë në Tiranë tek pika e shitjes pranë stadiumit ‘Selman Stermasi’. Klubi në bashkëpunim me drejtorinë e Policisë Tiranë dhe Korçë ka marrë masat e nevojshme për mbarëvajtjen e transfertës. Ju vëmë në dijeni se tifozët së bashku me biletat në pikat e hyrjes duhet të paraqesin dhe letërnjoftimin”.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb