TIRANE- Investigimi në lidhje me të kaluarën e errët të dy personazheve që adresuan publikisht akuza të rënda në drejtim të ministrit të ri të Brendshëm, Fatmir Xhafajt sa i përket të shkuarës së tij si hetues në komunizëm, ka ngjallur debate mes kryeministrit Edi Rama dhe komentuesve në faqen e tij të ‘Facebook’. Një qytetar i ka kërkuar ‘llogari’ kreut të qeverisë shqiptare që të shpjegojë se pse emëroi Xhafajn në krye të këtij institucioni, ndërsa akuzoi Ramën se ky i fundit është kundër Vettingut. Komentuesi shkon më tej ndërsa shton faktin se kryeministri duhet të jetë i pari pas hekurave.
Rama komentuesi 1
“Lëri përrallat dhe fasadat fallso te tuat qe shquhesh. Por jep pergjigje si emron minister nje hetues diktator i cili ka ushtruar dhunë ç’njerezore ne të papushteteshmit e asaj kohe. Dhe aq me keq ke kaq vite qe e mban pran ne poste te rendesishme..Ke fytyrë dhe kerkon Veting ti…qe je i pari qe duhesh prapa hekurave pastaj tjerët me rradhë. Leri filmat qe je pro Vetingut ti..!!!!!”, citohet në komentin e qytetarit. I menjëhershëm ka qenë dhe reagimi i Ramës, ndërsa si fillim i sugjeron komentuesit që të mësojë të shkruaj shqip. Nga ana tjetër, me ironi Rama ‘thumbon’ dhe protestën e PD-së, dhe ‘çadrën e lirisë.’

“Juli, meso shqip dhe lexo investigimin qe ta tregon se kush jane heronjte e Çadres, sepse po nuk lexove nuk di as te shkruash shqip pastaj dhe behesh papagall çadrash?’, thekson Rama.
Rama komentuesi 2
Ditën e sotme gazeta Tema publikoi një investigim ku pretendohet se Xhavit Seferi dhe Valbona Maloku, dy personat që kanë akuzuar publikisht Xhafajn për krime në kohën e komunizmit, rezultojnë me një të kaluar të errët, nga akuzat për përfshirje në trafiqe kriminale deri edhe në vrasje.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: