Vitin e ardhshëm kompania Apple do të prezantojë dy telefona iPhone me ekran OLED dhe një me ekran LCD. iPhone X, i cili doli në shitje këtë muaj, është iPhone i parë që përdor teknologjinë OLED. Kjo teknologji mundëson ngjyra më të pasura dhe më pak shpenzim të energjisë.

Njëri nga telefonat e mençur do të ketë ekran 5.8 inç OLED, të cilin e posedon iPhone X, por të tjerët do të kenë ekran më të madh 6.5 inç.

Pajisjet e ardhshme po ashtu do të jenë të ngjashme me iPhone X. Analistët besojnë se kamera e pasme e iPhone nuk do të ketë aftësinë 3D.

Telefoni i tretë i mençur do të ketë dizajn edge-to-edge dhe iPhone X, por do të ketë ekran LCD. Analistët informacionet e tyre i bazojnë sipas burimeve nga zinxhiri i furnizuesve të kompanisë nga Kupertino.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: