Protesta e studentëve vijon në ambientet universitare, ku të rinjtë po u bëjnë thirrje kolegëve të tyre t’i bashkohen lëvizjes dhe të bojkotojnë procesin mësimor. Prej 21 ditësh studentët vijojnë protestat e tyre kundër kryeministrit Edi Rama.
Pas protestës në Fakultetin e Drejtësisë, studentët janë drejtuar drejt Fakultetit të Shkencave të Natyrës, ku kanë hyrë në ambientet e tij duke bërë thirrje për bojkotimin e mësimit.
“Bojkotoni mësimin!”, “Na u bashkohuni!”, janë thirrjet që protestuesit u drejtojnë studentëve të tjerë, në përpjekje për të zgjeruar pjesëmarrjen në protestë.
