ITALI- Në një kohë kur tonelata droge që nisen nga Shqipëria kapen në territorin italian, vjen një tjetër alarm nga Prokurori i Përgjithshëm i Antimafias italiane, Franko Roberti. Ky i fundit ka propozuar legalizimin e dograve të lehta, si një mënyrë kjo për të luftuar bandat kriminale.

Prokurori i ka bërë thirrje parlamentit dhe qeverisë italiane që të gjejnë një zgjidhje për këtë shqetësim. “I kemi kërkuar parlamentit dhe qeverisë italiane që të gjendjet një zgjidhje. Ose të bashkojmë të gjitha forcat për të luftuar trafikun e drogave të lehta, ose t’i japim shtetit monopolin e prodhimit e shitjes së drogave të lehta, duke njohur mungesën e vlerës morale të përdoruesit të saj. Objektivi i shtetit është të luftojë fuqitë kriminale dhe jo të bashkëjetoj me ta.”, pohoi prokurori.

Untitled

Roberti shpjegoi se; “Droga të lehta kanë ‘pushtuar’ vendin duke shkaktuar viktima siç ndodhi në San Marco in Lamis, në provincën e Foxhias, që vjen nga trafiku i drogave të lehta nga Shqipëria”.

Kreu i Antimafies, Roberti

SHITJET DHE PRODHIMI
Sipas prokurorit të Përgjithshëm të Anti-Mafia-s, shteti “duhet të prodhojë dhe shes droga të lehtë me çmime konkurruese në mënyrë që të ‘rivalizojë’ me çmimet organizatat kriminale. Shteti duhet të prodhojë droga të lehtë dhe me cilësi”.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: