SHBA- Drejtori i CIA-s, Mike Pompeo, deklaroi se presidenti i SHBA-së, Donald Trump plotësisht është i aftë për funksionin që kryen, pasi kupton çështjet komplekse.

Aftësitë mendore të Trump janë vënë në pikëpyetje në librin “Fire and Furry…” të gazetarit Michael Wolff, i publikuar të premten.

Trump në këtë libër përshkruhet si një injorant dhe Wolff ka theksuar se njerëzit që rrethojnë presidentin amerikan dyshojnë në aftësitë e tij për të udhëhequr shtetin.

Por, Pompeo tha për televizionin amerikan Fox News, se pohimet e tilla janë qesharake, pasi Trump është i aftë të udhëheqë ushtrinë amerikane.

Shefi i CIA-s tha se një pyetje e tillë shtrohet nga njerëzit që nuk pranojnë faktin se Trump është president i SHBA-së.
(i.ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb