TIRANË- Agim Buci është përleshur me grabitësit para se ata të shkrepnin armën duke e plagosur rëndë. Gazetarja Dorjana Bezat duke iu referuar të dhënave të para nga grupi hetimor raportoi për “BalkanWeb” se kur grabitësit i kanë kërkuar paratë ai ka refuzuar dhe është përleshur me ta.

Ndërsa 52-vjeçari ka rënë përtokë, është sulur gruaja e tij Merita mbi grabitësit dhe pasi kanë shkrepur sërish armën ata janë larguar pa marrë gjë nga market.

Autorët janë larguar të ndihmuar edhe nga errësira e plotë. “Jo vetëm rruga ku ndodhi ngjarja por e gjithë Kamza është momentalisht e pandriçuar, terr total në të gjitha rrugicat”, raportoi Bezat.
I vetmi që ka ndihmuar policinë ka qenë fqinji përballë dyqanit të çiftit Buci. Ai ka thënë se ka shquar dy persona që kanë dalë nga marketi.

Një fakt për t’u theksuar është se ngjarje të tilla kriminale ndodhin në shumë raste kur ka ndeshje të “Champions League”. Kjo pasi ka pak trafik që mund t’i ndihmojë keqbërësit të lëvizin më lehtë, vëmendja nga policia është më e ulët, ashtu si edhe qytetarëve dhe e shfrytëzojnë këtë situatë për vepra penale.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: