Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

Kryemadhi ‘divorc’ me Metën për politikën: Ç’më tha kur e pyeta për dekretimin e parlamentit

auto_Ilir_Meta_dhe_Monika_Kryemadhi1487869786

TIRANË- Monika Kryemadhi, kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim si dhe bashkëshortja e Presidentit të Republikës Ilir Meta, që nuk pranon të quhet Zonja e Parë ka folur sot në emisionin “Kjo javë” të gazetares Nisida Tufa në News24 për nisjen e një beteje të re politike në krye të një subjekti tashmë.

Nuk kanë munguar as detajet për bisedat mes saj dhe bashkëshortit, Presidentit Meta, me të cilin tha se tashmë nuk flet absolutisht më për politikë, raporton “BalkanWeb”. Madje Kryemadhi ka treguar edhe përgjigjen e Metës kur e ka pyetur të vetmen herë se kur do të dekretohej parlamenti. Lexoni intervistën e zbardhur nga “BalkanWeb”!

Nisida Tufa: Që prej 5 korrikut është zyrtarisht kryetare e LSI-së, ndërsa që prej 24 korrikut është zyrtarisht Zonja e Parë e shtetit edhe pse nuk i pëlqen asnjëherë që të cilësohet kështu. Ka qenë shumë intensive muaji i gushtit për të. Ka vijuar me takime, madje shumë e vështirë ka qenë edhe për ta sjellë në këtë studio kryetaren e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi. Përshendetje mirë se erdhët!

Monika Kryemadhi: Përshëndetje mirë se ju gjeta! Desha t’ju korrigjoj sado pak, të gjitha mediat, gazetarët e kanë përmendur institucionin e Zonjës së parë, e kam theksuar dhe e theksoj se nuk ekziston institucion i Zonjës së Parë, qoftë me Kushtetutë, qoftë me ligjin aktual të Presidentit. Ekziston një VKM e dikurshme për të paguar shpenzimet e shoqërueses, qoftë gruas, vajzës e kështu me radhë të Presidentit të Republikës. Dua ta them se nganjëherë vendosim prioritete gjëra që janë fasada por nuk merremi me thelbin e problemit. Por unë them se nuk kanë për të çaluar as institucioni i Presidencës, as institucionet qeveritare e as institucionet e tjera nëse ekziston apo nuk ekziston institucioni i Zonjës së Parë.

A ka ndonjë ndryshim tek ju pas kësaj dite, teksa zoti Meta është betuar si President i Republikës.
Sigurisht që ndihet ndryshe sepse përgjegjësia është shumë më e madhe se çka qenë më përpara. Është një përgjegjësi që nuk ka të bëjë për sa i përket pozicionimit të bashkëshortit tim por me pozicionim tim si kryetare e LSI-së dhe përgjegjësisë që duhet të marr përsipër që duhet të angazhohem në maksimum.

Është një përgjegjësi që krijon një lloj serioziteti dhe po them një lloj përgjegjësie të brendshme dhe morale ndaj tyre.

Tashmë bashkëshorti juaj është President i Republikës. Ju keni thënë se në familjen tuaj nuk flitet për politikë apo bëhet ç’është e mundur për ta shmangur politikën por ato orë apo minuta që jeni me fëmijët për ta kaluar me ta, gjithsesi është e pashmangshme apo jo zonja Kryemadhi?
Pas kalimit të Ilirit në Presidencë, apo sidomos pas zgjedhjeve të 25 qershorit bisedat tona politike mund të jenë zero. Mund të ketë ndonjë bisedë rrëshqanasi në prani të miqve apo gazetarëve për politikat rajonale apo ndërkombëtare, për sa i përket politikës në Shqipëri ka qenë vetëm një fjali mund të them, kur e kam pyetur në muajin gusht kur do të jetë dekretimi për datën e parlamentit dhe më ka thënë ka kohë, s’ka ç’të duhet ty. Që atëherë nuk ka më asnjë fjali apo pyetje tjetër.

Megjithatë batuta mund të kemi herë pas here por jo midis meje dhe Ilirit por më shumë ndaj të tretëve, kur unë dua të godas Ilirin për diçka ia them Nisidës. Psh. a e more vesh Nisida se çfarë ka ndodhur kjo, kjo, kjo si ajo që i bie penxheres që të dëgjojë dera.

Pra, nuk është se ka biseda konfidenciale mes bashkëshortësh?
Jo, për sa i përket politikës jo, absolutisht me thënë të drejtën. Sepse, sigurisht që mbajmë qëndrime të ndryshme për sa i përket jo vetëm organizimit të partisë por edhe qëndrimeve politike. Unë kam pasur më para qëndrimet e mia që në shumicën e rasteve nuk bëheshin prezentë por herë pas here reagoja me atë mungesën e dëshirës për të qenë për një gjë që nuk isha dakord dhe zoti Vasili e ka pasur shumë problem në grupin parlamentar ku disa herë vota ime ka qenë ndryshe nga grupi për sa i përket vendimeve të tilla. Janë ca gjëra që…psh. mund të kemi bindje të përbashkëta për sa i përket një modeli politik por mund të jemi kontradiktor në mënyrat apo metodat e funksionimit.

Po fëmijët si e shohin tani Ilir Metën? Në sy të nënës flas për ju, si e shihni ju këtë raport mes Ilir Metës dhe fëmijëve tuaj?
E shikoj si një gjë normale sepse nuk është se ka ndonjë ndryshim në sjelljet e të tërëve ndaj nesh. Nuk është se është gjë ndryshe. Jeta jonë vazhdon normalisht, në të njëjtat kushte. Ndoshta fëmijët mund të jenë pak më të kufizuar, duke pasur parasysh që tashmë janë bërë edhe publik jo nga fotot, apo nga filmimi i tyre. Vajzat kanë qenë publike, djali ka qenë më pak publik, ka qenë më i tërhequr. Por tashmë ata mund të jenë pak edhe më të rezervuar, ndoshta kjo i vendos në siklet, por është një gjë që do ta kalojnë siç e kanë kaluar gjithë të tjerët.

Më kujtohet një episod, duke ju intervistuar ju në shtëpinë tuaj, Bora ka qenë e vogël, në një moment kalon zoti Meta, po fliste me dikë tjetër dhe ajo është shprehur ‘babi po mban një fjalim’.
Ndërsa vajza e vogël e imiton tani se si flet në telefon Ilirin.

Me atë pjesën e ftohtësisë?
Absolutisht po. Jo në telefon varet se si është, varet se me kë flet.

Zonja Kryemadhi dua t’ju pyes për gushtin, si kaloi për ju, a keni pushuar, a ju desh një periudhë pauze edhe pse keni qenë me të rinjtë në angazhime?
Kjo verë ka qenë një verë mjaft intensive sepse ne patëm konventën, më pas festivali i IUSI-t dhe LRI ishte një nga organizatorët e këtij aktiviteti, më pas kishim disa kampingje të tjera duke patur parasysh që vinte pas një periudhe zgjedhore e çdo qark kërkonte të bënte aktivitetin e tij me të rinjtë dhe në fund, periudha e gushtit ishte “Summer camp” që bën LRI-ja, përfundimtarja.

Ka qenë shumë aktiv për hir të së vërtetës, nuk diskutohet që sado që ti të mundohesh të bësh ndonjë ditë pushim, ato janë pushime intensive, janë aktive, nuk mund të themi që janë pushime, pushime. Unë do të dëshiroja që me pushime të flija vetëm gjumë. As të mos lahesha, mos të laja as dhëmbët, mos të krihesha, mos t’i ndërroja pizhamet që kjo gjë është e pamundur jam e bindur.

Kështu që nja katër ditë, që bëmë pushimet familjare, që ishim të pestë kanë qenë pushime aktive se të mendosh që ke 3 adoleshentë që duhet t’i gjëmosh që nuk të duan me vete por duhet ta kesh syrin këtu që ta shikosh ku ikën, çfarë bënë. Iliri është më i qetë, më i ftohtë dhe i shijon. Instinkti i nënës është që të jetë më vigjilente, ku janë, ku nuk janë. Nuk e di nëse do jem e tillë edhe kur të martohen  por me sa kuptoj është e pashmangshme.

(m.k/BalkanWeb)


Komente ( 8 )



Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.