Me siguri që keni marrë mesazhe elektronike ose tekst në të kaluarën që ju paralajmërojnë se nëse nuk e shpërndani një mesazh me një numër të caktuar njerëzish, shërbimi që ju po përdorni do të mbyllet. Një mashtrim i tillë u përhap gjerësisht në rrjetin social Facebook në vitin 2012, dhe tani po përhapet sërish. Në mesazh shkruhet se, nëse nuk doni që të paguani 5.99 dollarë për të mbajtur private postimet tuaj në Facebook, duhet ta postoni këtë mesazh në llogarinë tuaj personale, që ta përfitoni falas.

Ja çfarë shkruhet në mesazh:
Është zyrtare! Është publikuar edhe në media. Facebook kërkon 5.99 dollarë për të mbajtur private postimet tuaj. Nëse e postoni këtë mesazh në faqen tuaj, do të ofrohet falas (postojeni mos e shpërndani), nëse nuk e postoni, nesër të gjitha postimet tuaj do të bëhen publike. Madje edhe mesazhet që keni fshirë apo fotot. Nuk ju kushton asgjë, thjesht kopjojeni këtë mesazh dhe postojeni tek llogaria juaj…

Kompania ka reaguar menjëherë dhe iu ka bërë të ditur përdoruesve se është thjesht mashtrim. Ja çfarë shkruan kompania: “Mos besoni gjithçka që lexoni në internet. Facebook është falas dhe gjithmonë do të jetë kështu. Mesazhi që duhet ta kopjoni dhe ta postoni është vetëm një mashtrim.”

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: