TIRANE-Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka prezantuar mikun dhe rrobaqepësin e tij personal Altin Mici. Përmes një statusi në Facebook, Meta ka publikuar një foto me stilistin e njohur të cilin nuk nguron ta quajë duarartë.

“Të dashur miq, kënaqësi të ndaja disa momente me mikun dhe rrobaqepësin tim duarartë Altin Mici”- shkruan presidenti Meta.

Stilisti Altin Mici është një emër i njohur, pasi përveç presidentit të republikës veshjet e tij preferohen edhe nga personazhe të njohur, mes të cilëve edhe futbollistët e kombëtares.
meta

14233000_10207643150572098_4739184628207784573_n
(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: