Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

Kush është rivali i Aldo Bares i shpallur në kërkim për atentatin në Lushnjë, nga vrasja e ‘Iriqit’ tek arrestimi për drogë

Iriqi

LUSHNJE- Laert Haxhiu, personi i shpallur në kërkim si autor i dyshuar për atentatin e djeshëm në Lushnjë, ku mbetën të vrarë dy të rinj, nuk është një emër i panjohur për policinë.

Haxhiu, 25 vjeç, i cilësuar si pjesë e bandës rivale të Aldo Bares, ky i fundit kreu i bandës së Lushnjës, në qershor të 2015-ës është arrestuar për trafik droge.

Haxhiu kishte vetëm 8 muaj që kishte dalë nga burgu për vrasjen e anëtarit të bandës së Lushnjës, Gerti Lalës i njohur me nofkën “Iriqi”, kur u arrestua në 2015-ën për trafik droge. Ndonëse Haxhiu tentoi t’i shpëtonte policisë, por pasi u hodh nga 3-4 metra lartësi, theu këmbën. Për vrasjen e ‘Iriqit’ në atë kohë u arrestua edhe Orgest Bilbili, i cili sot është shpallur në kërkim nga policia bashkë me Haxhian, pasi akuzohet si një nga autorët e ngjarjes së djeshme. 28-vjeçari Gerti Lala një ish-anëtar i Bandës së Lushnnjës, u ekzekutua në 2010-ën në hyrje të pallatit ku ai banonte. Lala u qëllua 7 herë me thikë në trup e më pas me tre plumba në kokë.

NGJARJA
Ngjarja e rëndë ndodhi dje në lagjen “Loni Dhamo”, në vendin e quajtur “Ura e Përroit” Lushnje. Persona ende të paidentifikuar qëlluan me armë zjarri automatik dhe si pasojë kanë ndërruar jetë 2 shtetas, ka mbetur i plagosur rëndë 1 tjetër, si dhe ka marrë dëmtim të lehtë edhe një shtetas tjetër i cili ndodhet në Spitalin e Lushnjes nën kujdesin e mjekëve pa probleme për jetën.

Viktimat janë shtetasit Zamir Latifi, 23 vjeç dhe Jurgen Hoxha, 22 vjeç, banues në lagjen “Loni Dhamo”, Lushnje. Shtetasi i plagosur rëndë është Marius Xhepexhiu, 26 vjeç, banues në lagjen “Loni Dhamo”, i cili po transportohet për në Tiranë. Si dhe ka marrë dëmtim të lehtë shtetasi B.T., 66 vjeç.
Gjithashtu në Sallën Operative Lushnje ka ardhur një telefonatë se në aksin rrugor Lushnje-Berat, në po digjet një mjet. Grupi hetimor ka shkuar menjëherë ku ka gjetur në automjet tre arme zjarri automatike, ndërkohë që automjeti dyshohet se mund të jetë i autorëve. Sakaq, është ngritur grupi hetimor i cili po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
(ed.me/BalkanWeb)


Komente ( 1 )

KOMENTO

*E-mail nuk do te publikohet.
Komenti juaj do publikohet brënda 3 orëve , nëse përdorni fjalor ofendues , komenti nuk do të publikohet nga moderatori .