Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

Aksident në Tiranë, makina përplas 30-vjeçaren tek ish-stacioni i trenit

policia-aksident-naten

TIRANE – Një aksident automobilistik ka ndodhur pak minuta më parë në kryeqytet ku është plagosur rëndë një 30-vjeçare.

Ngjarja e rëndë ndodhi në zonën e ish-stacionit të trenit në Tiranë ku mbeti e plagosur vajza, identiteti i së cilës nuk bëhet ende i ditur.

Menjëherë janë shoqëruar në polici, dy personat që ishin në makinë, shoferi dhe pasagjeri. BalkanWeb mëson se shkak i aksidentit mendohet të ketë qenë shpejtësia e madhe e makinës.

E plagosura është dërguar me urgjencë tek spitali i Traumës dhe ka plagë të shumta.

(e.f/BalkanWeb)


Komente ( 2 )

  • Prituni kembet dhe kembesoreve te cilet ecin ne semafor kur te drejten e kane makinat dhe kur nuk ecin fare ne vijat e bardha.

  • ehhh por ta pret mendja qe do te ndodhin aksidente. Ne tirane makinat ecin me 80-90km/ore dhe ne disa raste gjate nates edhe 120 km/ore.
    Me vjen keq qe u aksidentua vajza dhe jo nje polic rrugor. Do ishte shume bukur sikur te shtrihej ndonje polic. Keshtu mesojne te kryejne detyren dhe te ndalojne makinat me shpejtesi! Hiqni lejet e drejtimit! Ai qe kalon 40 km mbi limitin e lejuar nuk e merr lejen e drejtimit!