TIRANË- Ndërsa qeveria ka nisur aksionin për pastrimin e Shqipërisë nga mbeturinat, kreu i PD-së kërkon pastrimin e qeverisë duke nisur nga policia dhe Ministria e Brendshme. Kreu i PD-së Lulzim Basha tha sot se operacioni i policisë për arrestimin e tre ish-krerëve u dekonspirua nga Fatmir Xhafaj me urdhër të Edi Ramës.

Kreu i PD-së foli sot pas mbledhjes me grupin parlamentar se hapi i parë është largimi i Ramës nga kreu i qeverisë. “Hapi i dytë proces spastrim në Ministrinë e Brendshme dhe strukturën qeveritare për të pastruar këtë kancer që ka shtrirë tentakulat e veta. Gjendja është alarmante”, u shpreh ai.

FJALA E BASHËS
“Është një shashkë e bazuar në mashtrime e cila nuk mund të largojë vëmendjen nga skandalet e kësaj qeverie. Dekonspirimi i aksionit për arrestimin e kokave të policisë është bërë nga Xhafaj me porosi të Ramës për të mbrojtur këta njerëz dhe Tahirin. Rama nuk mund të durojë arrestimin e njerëzve që do të luanin rol në inkrimiminim e Tahirit, Xhafajt dhe Ramës. Si mundet Xhafaj të firmosë një urdhër-arresti ndërkombëtar për këta 3 koka të policisë të korruptuar e të lidhur me krimin kur ka 4 vite që refuzon urdhrin për vëllain e tij. Këto fakte dhe të tjera faktojnë se Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit kanë funksionuar si një kupolë kriminale. Të nisë me vetting të ministrisë së Brendshme dhe qeverisë. Hapi i parë largimi i Ramës nga kreu i qeverisë. Hapi i dytë proces spastrim në Ministrinë e Brendshme dhe strukturën qeveritare për të pastruar këtë kancer që ka shtrirë tentakulat e veta. Gjendja është alarmante. Prokuroria të çojë përpara hetimin. Arrestimi një orë e më parë i Tahirit dhe kokave të policisë është edhe parathënia për aksionin për pastrimit e politikës nga krimi”.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: