TIRANE – Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim sot me Presidentin e Republikës, Ilir Meta.

Takimi i dy zyrtarëve është zhvilluar në ambientet e Presidencës dhe zgjati rreth 60 minuta

Mësohet se ky takim zhvillohet në lidhje me negociatat për detin me Greqinë.

cc140aee-d69b-4424-84f7-24b6d0f7856b

Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati i ka dorëzuar kërkesën për marrjen e autorizimit për plotfuqishmërinë Presidentit Meta.

Ky i fundit zhvilloi disa takime për konsulta me ish-Presidentët, Rexhep Meidani, Bamir Topi, Alfred Moisiu, Bujar Nishani e Sali Berisha.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: