SHKODER- Pak minuta pas krimit të rëndë që tronditi mesditën e sotme qytetin e Shkodrës kur xhaxhai vrau nipin e tij me thikë, policia jep detajet e para.

Sipas bluve të Shkodrës, autor i krimit është shtetasi Bujar Kuçi i cili është arrestuar tashmë, ndërsa viktimë ka mbetur nipi i tij Mirsad Kuçi 33-vjeç.

Krimi i rënë ndodhi sot në afërsi të teatrit “Migjeni”.

NJOFTIMI POLICISE
Më datë 23.09.2017, rreth orës 15:50, ka ardhur nje telefonatë në sallën operative se në lagjen Vojo Kushi, Shkodër në afërsi të teatrit “Migjeni” pas një konflikti familjar, xhaxhai ka goditur me mjet prerës nipin i tij.
Menjëherë kanë shkuar shërbimet e Policisë ku kanë konstatuar se shtetasi Bujar Kuçi, vjeç 62, ka goditur me mjet prerës (thikë) shtetasin M. K. vjeç 33, i cili si pasojë e plagëve të marra ka gjetur vdekjen.
Falë veprimeve të shpejta të Policisë është bërë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i autorit.
Po kryhen veprimet me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb