LEZHË- Gjykata e Lezhës ka dhënë dënimin sot për 31-vjeçarin Alfred Nikolli i akuzuar për vrasjen e parukieres Etleva Ndoka. Gjykata e ka dënuar me 27 vjet burg të riun që kreu krimin e pasionit në nëntor të vitit të kaluar.

Alfred Nikolli, u dënua për ‘Vrasje me paramendim’ dhe për ‘Armëmbajtje pa leje’. Po kështu Gjykata dënoi Gjok Nikollin për ‘Përkrahje e autorit të krimit’, kjo pasi pas krimit, autori u largua nga vendi i ngjarjes dhe u arrestua në një fshat.

etleva

Alfred Nikolli, qëlloi për vdekje me armë zjarri brenda sallonit të bukurisë parukieren Etleva Ndoka, më 11 nëntor të vitit të kaluar.

31 vjeçari ka pranuar autorësinë e krimit ka thënë se nuk kishte dashur ta vriste Etlevën por kishte shkuar në dyqanin e saj për të biseduar me të. Gjatë bisedës, sipas Nikollit, 28 vjeçarja e ka ofenduar rëndë dhe kjo e ka shtyrë autorin e krimit të shkrepte pistoletën.

Shkak për këtë debat është bërë xhelozia e Alfred Nikollit pasi ai dhe Etleva Ndoka kishin 6 muaj të ndarë. Etleva ishte nënë e një djali të mitur por kishte kohë që ishte në një lidhje jashtëmartesore me Alfred Nikollin.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb