ELBASAN– Një grua është plagosur me armë mëngjesin e sotëm në qytetin e Elbasanit.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Dyli Haxhire” dhe sipas policisë dyshohet se gruaja është vetëplagosur me armë gjahu rreth orës 06:20 në banesën e saj.

Pamje nga shtëpia ku u vetë plagos gruaja 

elbasan-shtepia-ku-u-plagos-gruaja

E plagosura me inicialet N.D 44 vjeç është dërguar në spital për ndihmën mjekësore. Forca policie vijojnë hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe motiveve të ngjarjes.

Pamje nga shtëpia ku u vetë plagos gruaja 

elbasan-shtepia-ku-u-plagos-gruaja-1

Njoftimi i policise
Në datë 19.02.2018, rreth orës 06:20 në spitalin Kirurgjik Elbasan familjarët kanë çuar në gjendje të rëndë shtetasen N.D., rreth 44 vjeçe banuese në Elbasan.

Grupi hetimor në përfundim të veprimeve të para hetimore ka konstatuar se shtetësja N.D, dyshohet se është vetplagosur me armë gjahu.

Grupi hetimor në banesë ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale armën e gjahut (çifte). Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb