GJIROKASTËR- Megjithëse të majtët kanë marrë Bashkinë e Gjirokastrës, e cila do të qeveriset në 4 vitet në vijim nga Zamira Rami, Lazarati ka qenë një nga njësitë administrative në këtë bashki që ka votuar bindshëm për të djathtën shqiptare.

Kështu, kandidati i APPD-së, Igli Kokalari ka marrë 1.910 vota ose 94,41%, në Lazarat ndërsa kandidatja e ASHE-së, Zamira Rami ka marrë 113 vota ose 5,59%. Kjo duket si një ndëshkim për mazhorancën në Lazarat, pas sulmit me armë gushtin e kaluar në ndërhyrjen e qeverisë për të goditur bandat që kultivonin dhe trafikonin kanabis. Rami ka fituar me rreth 54 % në Gjirokastër.

 

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: