DURRES- Një punonjës i policisë së Durrësit ka rënë në pranga, pasi akuzohet për ‘shpërdorim detyre’. Burime zyrtare bënë me dije se bëhet fjalë për Muharrem Hakën, 57 vjeç.

NJOFTIMI I SHCBA
SHÇBA ekzekutoi vendimin e Gjykates se Durresit per punonjesin e policise Muharrem Haka, 57 vjeç, me detyre inspektor policie (SPZ) ne Komisariatin e Policise Durres.

Per Haken, gjykata kishte caktuar masen e sigurise “Arrest me burg” per veprat penale te “Shperdorimit te detyres” dhe “Korrupsionit pasiv”.

Mbi bazen e hetimeve eshte dokumentuar se SPZ, duke shperdoruar detyren, perfitonte shuma parash dhe lejonte ndertime pa leje ne zonen qe mbulonte.

Çeshtja penale eshte ndjekur pas nje referimi te bere nga SHÇBA ne Prokurori dhe hetimit disa mujor me mjete speciale.

Hetimet po vijojne.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb