SERBI- Kryeministri i Serbisë, Alekasandër Vuçiç, ka thënë sot se në takimin e nesërm në Bruksel, pjesë e dialogut me Prishtinën, shkon me besim të mirë dhe ka theksuar se Serbia është e gatshme për kompromis, por se ka thënë se “nuk varet prej nesh se çfarë do të ndodhë”.

“Do të luftojmë për vendin tonë dhe për popullin tonë në Kosovë. Se çfarë rezultati do të arrijmë, do ta shohim nesër”, ka thënë Vuçiç për mediat në Serbi, shkruan “koha.net”.

Kryeministri serb ka shtuar se përfaqësuesit e Prishtinës kanë shkelur marrëveshjen për mos-dhënie të detajeve në lidhje me bisedimet që janë zhvilluar në Bruksel herën e fundit.

Kryeministri serb ka shprehur edhe pakënaqësinë e tij në lidhje me mos-themelimin e Gjykatës Speciale nga Kuvendi i Kosovës.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb