TIRANE- Presidenti Ilir Meta ka uruar vendimin e Kuvendit të Maqedonisë për zyrtarizimin e gjuhës shqipe.

Përmes një mesazhi në faqen e tij të ‘Facebook’-ut Meta theksoi se ky është një akt i rëndësishëm historik me rëndësi madhore.

MESAZHI I METËS
Përshëndes vendosmërinë për miratimin e ligjit të përdorimit të gjuhës shqipe nga Parlamenti i Maqedonisë, si një akt i rëndësishëm historik e me rëndësi madhore, jo vetëm për shqiptarët por edhe për të ardhmen europiane të Maqedonisë. Urime! ?????
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: