LEZHE– Gjatë hapjes së fushatës elektorale në Lezhë për zgjedhjet e 25 qershorit, kryedemokrati Lulzim Basha komentoi listën e kandidatëve për deputetë të PD si dhe iu përgjigj kritikëve. Ai u shpreh se ishte një vendim i vështirë, por vendim i drejtë i ardhur në kohën e duhur.

“Ajo që nisi më 18 shkurt dhe që vazhdon është bashkimi më i madh i shqiptarëve për republikën e re që do ë përmbysë fasadën e shëmtuar politike. Ne kemi arritur shumë gjëra, por kërkoj ndjesë edhe për mosrealizimet tona. Por ndjesa nuk mjafton, pasi duhet ndryshim. Ndryshimi vjen duke nisur me ndryshimin e vetes tonë. Ju thatë ndryshimi vjen nga vetja, dhe unë e ndryshova veten me ekipin e ri fitues të 25 qershorit. Ky ishte një vendim i vështirë, por një vendim i drejtë i marrë në kohën e duhur. Vendimin që mora para dy ditësh, nuk mund t’i shtoj asgjë, veçse kam bërë atë që premtova për ndryshimin e Shqipërisë”- tha Basha.

Basha bëri krahasim edhe me fitoren e Donad Trump në SHBA, duke thënë se qytetarët atje u bashkuan për të marrë në dorë fatin e vendit.

“Fitorja e Trump ishte e një frymëzim për shqiptarët dhe për mua ishte një provë se është e mundur se qytetarët kur bashkohen mund të marrin në dorë vendin e tyre. Trump e tha qartë se e tija nuk ishte një fushatë, por një lëvizje. Edhe e jona që nisi më 18 shkurt edhe vazhdon sot. Ja ku është çadra e lirisë. Nuk është vetëm bashkim i partive, ndonëse për herë të parë ne jemi të bashkuar dhe ata janë të përçarë”- tha kreu i PD.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb