VLORË- Një vajzë e mitur ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti fatal ndërsa luante me moshatarët e saj. Ngjarja e rëndë, sipas Policisë së Vlorës ka ndodhur pasditen e sotme rreth orës 15:30 në lagjen “Hajro Çakërri”, ku 8-vjeçarja me iniciale E.D. ishte duke luajtur me disa fëmijë të tjerë para ambientit të një banese pranë shtëpisë së saj.

Ajo është goditur nga një mur ndarës midis banesave, i cili ka rënë nga lagështira aksidentalisht sipër saj duke bërë që e mitura të mos i mbijetojë goditjeve të marra. Vajza ka shkuar një fëmijë në gjendje të rëndë shëndetësore në Spitalin Rajonal të Vlorës, por nuk ka mundur të mbijetojë. Policia po kryen të gjitha veprimet për sqarimin e rrethanave në lidhje me ngjarjen. (m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: