TIRANE- Situata nga zjarret sidomos në qarkun e Elbasanit ka qenë mjaft problematike, kjo edhe për shkak të terrenit të vështirë ku ka pasur vatra të tilla.

Për të vënë në kontroll zjarrin e rënë në Krastë të Elbasanit është angazhuar vetë edhe deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla. Në fotot e postuara nga vetë ai në Facebook, Balla i është futur punës me kokë, e përkrah forcave të specializuara të ushtrisë, bën të pamundurën për shuarjen e zjarrit.
20596987_1456287341083529_6108424644262194643_n

20604625_1456287254416871_3829268430237768251_n

20479849_1456287207750209_5415692651437460_n

20621253_1456287187750211_1544232057368392183_n

taulantballazjarr
STATUSI I DEPUTETIT
Ka nisur puna për vënien në kontroll të zjarrit në Krastë të Elbasanit. Ndërkohë pas kërkesës për mbështetje drejtuar Ministrisë së Mbrojtjes janë nisur forca të specializuara të ushtrisë. Gjithashtu i kërkova Emergjencave Civile edhe mundësinë e përdorimit të helikopterëve zjarrfikës.

Edhe bashkitë fqinje me Elbasanin po dërgojnë në ndihmë shërbimet e tyre zjarrfikëse.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: