SARANDE – Një aksident automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin bregdetar të Sarandës.
Burime për BalkanWeb raporton se aksidenti ka ndodhur në zonën e Ksamilit. Një automjet dhe një motor janë përplasur me njëri-tjetrin.
Nga aksidenti raportohet të jenë plagosur dy persona, mes të cilëve, rëndë është drejtuesi i motorit.
Ende nuk bëhen të ditur emrat e të plagosurve të cilët janë dërguar në spitalin e Sarandës.
Policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
(e.f/BalkanWeb)