Diego Armando Maradona nuk kursehet asnjëherë sa i jepet mundësia për të sulmuar sulmuesin e Interit Mauro Icardi. Këtë herë legjenda argjentinase deklaron se Sampaoli nuk duhet kurrsesi ta marri të ‘turpshmin; në Rusi për Botërorin.

“Sampaoli është një gënjeshtar, i fsheh gjërat në vend që te tregojë i pari të vërtetën. Thotë që nuk ka një numër 9 dhe pastaj merr atë të turpshmin Icardi. Ai nuk di asgjë, vetëm të shkojë të hajë në shtëpitë e shokëve, -duke ju referuar lidhjes së tij me Maxi Lopez-. Higuain vlen 10 herë më shumë, pse jo dhe Tevez duhet të jetë në Rusi”, thotë Maradonna.

Më tej ish-Pibe de Oro flet edhe për Messin: “Nëse arrin që të vërë në eficencë Messin, Argjentina ka 60% të mundësive për të fituar Kupën e Botës”, thotë Maradonna.

“Pa fyer askënd, por a e ka imagjinuar njëri që Biglia duhej të vishte fanellën e Argjentinës?”, deklaroi Maradonna, duke thumbuar edhe mesfushorin e Milanit.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: