TIRANE – “Nuk do të bëheni dhe nuk do të mund të bëheni në një ditë dhe as në një vit, por duhet që filizi të jetë i duhuri dhe toka të jetë mjaftueshmërisht pjellore dhe të mund të kurohet nga ata që e kanë në dorë shansin e edukimit tuaj çdo ditë”
Me këto fjalë i është drejtuar Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli të rinjve të shkollës së mesme elektrike Gjergji Canco në kryeqytet, të cilët pas marrëveshjes së nënshkruar mes Ministrisë së Mbrojtjes dhe Ministrisë së Mirëqenies Sociale do të kryejnë praktikën në institucionet e Forcave të Armatosura. Të dy ministrat shin në ambientet e Agjencisë së Sistemeve të Ndërlidhjes dhe Informatikës për të firmosur këtë marrëveshje bashkëpunimi dhe për të parë nga afër ambientet ku do të zhvillojnë praktikat mësimore nxënësit më të dalluar të kësaj shkollë.
Ministrja Kodheli i ftoi nxënësit të punojnë me seriozitet dhe disiplinë ashtu si dhe institucioni,ku ata do të praktikohen. Sipas saj, nxënësit më të mirë do të mund t’i bashkohen edhe FA-ve nëse do të duan ta shohin veten pjesë të tyre në të ardhmen.
Ndërsa Ministri Veliaj u shpreh mjaft optimist për këtë mundësi bashkëpunimi.
“Më vjen mirë që një organizatë, siç është Ushtria Shqiptare, e cila është në NATO, hap dyert për atë që duhet të jetë aspirata jonë, për të rinjtë shqiptarë, që është arsimi profesional” u shpreh ai. Duke iu referuar sondazheve të realizuara deri në këto momente, mbi besimin e qytetarëve te institucionet e shtetit, Ministri Veliaj tha se FA-të gëzojnë besimin më të lartë.
Ministria e Mbrojtjes po i kushton vëmendje të veçantë rekrutimit në strukturat e saj i të rinjve me potenciale të larta dhe të mirë arsimuar. Sot, FA kanë në përdorim mjete moderne të teknologjisë së lartë dhe të fjalës së fundit të shkencës. Ato kërkojnë që personeli përdorues i këtyre sistemeve

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: