TIRANE- Ministria e Arsimit ka publikuar sot strukturën për vitin e ri shkollor 2015 – 2016. Sipas kësaj strukture, për arsimit bazë, viti shkollor 14 shtator 2015 dhe mbaron më 10 qershor 2016. Ndërsa për arsimin e mesëm viti shkollor fillon po më 14 shtator dhe mbaron me 17 qershor, ndërsa për maturantët përfundon me herët, më 3 qershor, për t’u përgatitur më pas për provimet e Maturës Shtetërore.

Ndërsa provimet e lirimit për nxënësit e klasave të nënta do të zhvillohen në periudhën 11 – 30 qershor 2016, MAS ka vendosur që provimet e Maturës Shtetërore të zhvillohen në periudhën 4-30 qershor 2016.

MAS ndërkaq ka përcaktuar edhe datat për arsimin profesional, ku viti shkollor fillon në 14 shtator dhe përfundon sipas klasave të caktuara, ndërsa janë përcaktuar edhe periudhat e provimeve.

[embeddoc url=”https://www.balkanweb.com/site/wp-content/uploads/2015/07/Urdher-Nr.270-14.07.2015.pdf” viewer=”google”]

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb