DURRES– Për herë të parë, Turqia ankoron në vendin tonë krocerat me turistë, duke e bërë Shqipërinë destinacion të ri. Krocera me kapacitet rreth 1800 pushues u ankorua në portin e Durrësit, ndërsa turistët u pritën dhe u shoqëruan nga vajzat dhe djemtë e “Smile Albania”, e më pas vizituan Krujën, Tiranën dhe Beratin.

“Ne erdhëm të falënderojmë Kroceren e pareë të nisur nga Turqia. Do të donim shumë të falënderonim kapitenin e kroceres së parë të ardhur nga Turqia, të cilët vlerësuan Shqipërinë si destinacion të ri. Ata do ta frekuentojnë Shqipërinë për gjatë gjithë sezonit turistik të këtij viti dhe po ashtu me të rinjtë e projektit “Smile” ne u përpoqëm t’i ofronim buzëqeshjen të gjithë pasagjerëve e të këtij udhëtimi. Përveç shpjegimeve që ju dhanë të rinjtë e projektit “Smile”, një pjesë kanë qenë sot në Krujë, një pjesë kanë vizituar Tiranën, dhe pothuaj të gjithë janë të surprizuar nga mikpritja shqiptare nga bukuria e vendeve turistike dhe po ashtu kanë arritur që të bindin dhe kolegë të tjerë, dhe sidomos kapitenin dhe ekuipazhin e ri që të vinin në Shqipëri me kompaninë e tyre”, tha ministri Klosi gjatë pritjes së turistëve.
N34A4807
Kapiteni i kroceres tregon se ka mbetur i impresionuar nga mikpritja e të rinjve shqiptarë.

“Kjo është hera e parë që një kroçere turke mbërrin në Shqipëri. Është hera e parë qe jemi në këtë port dhe kjo do të thotë të hapësh një derë. Është kënaqësi që të shohësh këta të rinj të cilët na kanë treguar shumë mbi sitet turistike dhe historinë e vendit tuaj. Është kënaqësi të dëgjosh për Tiranën dhe të pritesh me buzëqeshje nga të rinjtë shqiptarë”, tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb