Pas deklaratave që bëri javën e kaluar në Kili, duke mbrojtur një peshkop i cili akuzohet nga viktimat e abuzimeve seksuale prej priftërinjve se ka mbajtur të fshehura disa çështje të tilla Papa Françesku ka kërkuar falje.

“U kërkoj falje të gjithëve nëse i kam lënduar pa e kuptuar këtë, por ishte një plagë që e shkaktova pa e kuptuar”, ka thënë Papa Françesku.

Të enjten, Papa tha se viktimat, të cilët kishin akuzuar peshkopin Barros, po kryenin shpifje.

Për këtë çështje, Papa u kritikua hapur nga Kardinali i Bostonit, Sean O’Malley, i cili tha se me këtë deklaratë, Papa Françesku bëri që të gjithë viktimat e abuzimit seksual nga priftërinjtë të ndihen të braktisur, shkruan BBC.

 (BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: