Trajneri i Italisë, Giampiero Ventura ka treguar arsyen e vërtetë pse ka lënë jashtë skuadrës mbrojtësin Andrea Barzagli. Mbrojtësi i Juventusit është lënë jashtë ndeshjes miqësore që Italia do të luaj sot me Holandën, për shkak të problemeve të tij familjare. Sipas asaj që thotë trajneri italian, Barzagli ka probleme me gruan e tij.
“Barzagli më ka treguar se kishte probleme me gruan në shtëpi. Kjo më ka befasuar mua. Fotot më befasuan po ashtu, por më pas mora shpjegimin e duhur”, tha Ventura gjatë konferencës për media.

(i.ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: