Në qytetin ukrainas të Dnipros, një grua vendase tentoi që të shesë djalin e saj 2 vjeç për shumën 25 mijë euro.

Menjëherë kanë nisur hetimet në lidhje me këtë ngjarje të rëndë.

Hetuesit po tentojnë të zbardhin ngjarjen, për të zbuluar nëse ka edhe persona të tjerë të përfshirë në rast.

Gruaja u kap, teksa tentoi t’ia shesë djalin e saj një tjetër gruaje. Dyshohet se ajo ka dashur ta shesë djalin, e detyruar nga kushtet ekonomike.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb