Republika e Turqisë është shprehur e gatshme që ta ndihmojë armatosjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës. Ministri i Mbrojtjes i Turqisë, Ismet Yilmaz, ka thënë se ky shtet dëshiron që Kosova të jetë shtet funksional, ta këtë ushtrinë dhe policinë e vetë dhe në këtë çështje Turqia do ta jap kontributin e saj.

“Nuk duhet të këtë dallime ndërmjet Kosovës dhe shteteve tjera të Ballkanit. Kosova duhet të jetë e barabartë me të gjitha shtetet e Ballkanit, as ma pak e as ma shumë “,- ka thënë ministri turk.

Ai ka premtuar se Turqia do ta mbështesë në vazhdimësi Forcën e Sigurisë së Kosovës në rrugën e saj drejt transformimit në ushtri të rregullt.

I pyetur nëse duhet ndërhyrja ushtarake për shpërbërjen e strukturave ilegale serbe të cilat funksionojnë në territorin e Kosovës, ministri turk është shprehur kundër një ndërhyrje të tillë, duke theksuar se zgjidhja e vetme në këtë drejtim është përmes dialogut.

Këto komente ai i ka bërë pas takimit që ka pasur me homologun e tij Agim Çeku. Ndërsa ministri Çeku duke falënderuar ministrin turk për kontributin e dhënë ka thënë se Turqia është ndër vendet që me se shumit e ka ndihmuar forcimin e FSK-së.

“Turqia na ka furnizuar FSK-në me disa autoblinda, ndërsa sot morëm premtimin edhe për një ndihme tjetër, po ashtu me disa autoblinda të cilët do të ndihmojnë në forcimin edhe me të madh të FSK-së.

(ma.ar/Lajm/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: