KOSOVË-Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, më 30 qershor do të jetë i ftuari i kancelares gjermane, Angela Merkel.

Në njoftimin për media që zyra për informim e Qeverisë Federale të Gjermanisë, thuhet se Mustafa do të pritet me nderime ushtarake.

“Kancelarja Angela Merkel pret më 30 qershor në orën 12:00 kryeministrin e Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, me nderime ushtarake në Kancelarinë Federale”, ka thënë zëvendës-zëdhënësja e Qeverisë së Gjermanisë, Christiane Wirtz, raporton Koha.net.

Temë diskutimi në kuadër të drekës do të jenë marrëdhëniet bilaterale, situata në Kosovë dhe marrëdhëniet e Kosovës me BE-në, thuhet në njoftimin zyrtar të qeverisë gjermane.

“Veç kësaj, kryeministri Mustafa do ta informojë Kancelaren në lidhje procesin të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë”, përfundon njoftimi.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: