Kancelarja gjermane, Angela Merkel do të zhvillojë të hënën, më 8 shkurt, një vizitë pune në Turqi.

Sipas informacioneve të marra nga burimet e kryeministrisë, thuhet se kancelarja gjermane, Angela Merkel në përgjigje të ftesës së kryeministrit turk, Ahmet Davutoglu, ditën e hënë, më 8 shkurt, do të zhvillojë një vizitë pune në Ankara.

Në kuadër të procesit të dialogut të afërt, që vazhdon pas dakordësimit të arritur në takimin e mbajtur në Londër mes Davutoglusë dhe Merkelit, mësohet se në këtë takim do të diskutohet për marrëdhëniet Turqi-BE, çështjet dypalëshe dhe migracionin e parregullt.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: