LEZHE- Hapja e fushatës së Partisë Demokratike në qytetin e Lezhës u shoqërua me fjalët e rastit të deputetëve dhe aleatëve të PD-së, por një mesazh të fortë e ka dhënë edhe kongresmeni amerikan Bob Mcween.

Ai i ka këshilluar demokratët të bëjnë çdo gjë në këto 28 ditë të mbetura nga fushata që Lulzim Basha të jetë kryeministër i vendit, dhe kjo nuk bëhet duke luftuar me plumba, tha ai.

“Lufta që do bëni 28 ditët e ardhshme nuk është me plumba, është për votën. Nëse i doni fëmijët tuaj, nëse e respektoni veten tuaj në këto 28 ditë bëni çdo gjë keni mundësi, merrni çdo njeri, shkoni në çdo derë dhe mundësoni që Lulzim Basha të jetë kryeministër i Shqipërisë”,- tha ai.

Duke bërë dallimin mes socialistëve dhe demokratëve, kongresmeni demokrat tha: “Tani është radha jonë. Ka dy pushtete, njëri që qeveria ka paratë dhe pushtetin dhe qeveria i thotë njerëzve se duhet të bëjnë atë që ajo thotë. Nëse shikoni në fjalor, kjo do të thotë socializëm. Ka edhe një tjetër që njerëzit i tregojnë qeverisë atë që duhet të bëjë, kjo është demokracia. Në çdo vend ka një luftë të mjaftueshme, mes asaj që qeveria i thotë njerëzve se duhet të bëjnë dhe njerëzit i thonë qeverisë se duhet të bëjë. Tani jemi para një vendimi, duhet të shkojmë tek socializmi dhe varfëria apo tek zgjedhjet e lira dhe të ndershme, tek një qeveri e ndershme, tek ekonomia që rritet, për para për njerëzit dhe jo për qeverinë”,- shtoi ai.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb