TIRANË- Kryeministri Edi Rama nuk ka folur sot në parlament për çështjen e refugjatëve edhe pse është një nga çështjet më të diskutuara por ka gjetur një vend tjetër për të bërë sqarime.

Ndërkohë që flitet se ngritja e kampeve për refugjatët e lindjes në Shqipëri është një kusht nga Europa, Rama mohon kategorikisht që kjo gjë i është kërkuar nga ndonjë vend.

Ndërsa një komentues e ka ngacmuar për refugjatët në “Facebook”, Rama i është përgjigjur me shprehjen se i vjen keq për 100 të mençurit që hidhen në lumë të gjejnë gurin e hedhur nga një budalla.

REPLIKA
Komentues: Rrofsh zoti kryeministër shume vepër e madhe jam krenar për ty edhe Shqipërinë, por mua një gjë nuk më pëlqen, njerëzit që e shkelin!! Do ishte më mirë ta shijonin 600 mijë sirianët, pakistanezët, iranianët etj. Atje do ishte kryevepër fare. Dikur kemi qenë edhe ne në vendin e tyre dhe vazhdojmë, por nuk tha njeri JE SUIS ALBANAISE, as nuk na ndërtuan nga një camp as nuk na falen gjë, por çdo gjë e fituam! Budalla je ti që kujton se njerëzit janë budallenj…??? mbrapa.!!!

Edi Rama: Domethënë ti që je i mençuri në këtë mes mendon se vërtetë ekziston mundësia që Shqipërisë t’ia kërkojë kush në botë të marrë 600 mijë sirianë këtu eee?! Epo mësoje se nuk na ka kërkuar kush të marrim as 600 mijë, as 60 mijë dhe as 6 mijë! Domethënë ti që di ku e ka bishtin dardha mendon vërtetë që të ketë në këtë botë qeveri e shtete, që të imagjinojnë ngritjen e një kampi për 600 mijë refugjatë në një vend të vetëm eee?! Epo mësoje se nuk ekziston asnjë shtet apo qeveri në botë që të ketë këtë nivel budallallëku!

Faleminderit që më quan budalla, po një gabim të madh e ke kur mendon se unë i kujtoj njerëzit budallenj, prandaj edhe më vjen keq për 100 të mençurit që siç thotë populli, hidhen në lumë të gjejnë gurin e hedhur nga një budalla?Sepse, mësoje edhe këtë, qëndrimi i Shqipërisë ka qenë e mbetet shumë i qartë: Ne jemi gati të kontribuojmë në një plan europian, ku secili shtet merr përgjegjësinë që i takon, për aq sa i takon, sipas madhësisë e mundësisë? Ja kjo është e vërteta e thjeshtë dhe guri që budallai hodhi në lumë, nuk është dardhë or mik, prandaj mos e kafsho fort se të dëmton dhëmbët?

Rama fb

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: