HUNGARI –  Presidenti Ilir Meta u takua me homologun e tij në Hungari ditën e sotme. Presidenti Janos Ader dhe kreu i shtetit shqiptar folën për çështje me rëndësi për dy vendet si dhe theksuan  lidhjet e vjetra historike mes dy popujve, të farkëtuara në rrjedhën e shekujve, që e kanë zanafillën në aleancën mes Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu dhe Janos Huniadit.

“I jemi mirënjohës Hungarisë për mbështetjen jetike dhënë Shqipërisë për shpalljen e Pavarësisë dhe ekzistencës së kombit shqiptar. Çdo 28 Nëntor ne kujtojmë dhe i jemi mirënjohës këtij vendi dhe kombi për rolin vendimtar ndaj krijimit të shtetit të pavarur shqiptar.” – u shpreh Presidenti Meta.

Presidenti i Republikës duke ilustruar bashkëpunimin dhe miqësinë historike mes dy vendeve e popujve vuri gjithashtu në dukje faktin që Mbretëresha shqiptare, Geraldina Apony, e njohur ndryshe si “Trëndafili i Bardhë”, ishte hungareze dhe një figurë mjaft e dashur dhe e vlerësuar nga populli shqiptar.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: