Presidenti Meta zhvilloi një takim pune me Raportuesin e Parlamentit Evropian për Shqipërinë, Knut Fleckenstein.

Presidenti i Republikës, Ilir Meta priti dje dhe zhvilloi një takim pune me Raportuesin për Shqipërinë pranë Parlamentit Evropian, zotin Knut Fleckenstein.

Meta-Fleckenstein (1)

“Avancimi i reformave gjithpërfshirëse dhe me konsensus sa më të gjerë mes pozitës dhe opozitës, me qëllim integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe mundësimi i një klime politike mirëbesimi dhe bashkëveprimi të ngushtë është shumë i rëndësishëm në këtë proces.” – u shpreh Presidenti Meta.

Presidenti i Republikës nënvizoi se një rëndësi madhore ka zbatimi i Reformës në Drejtësi, në veçanti ecuria e procesit të Vetingut, me synim krijimin sa më të shpejtë të institucioneve të reja të drejtësisë.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb