PRISHTINE – Ministri i Drejtësisë i Shqipërisë, Nasip Naço, do të zhvillojë të hënën (2 shkurt) një vizitë zyrtare në Kosovë, ku do pritet nga homologu kosovar, Hajredin Kuçi.
Gjatë janarit në Kosovë kanë qëndruar dy ministra shqiptarë, ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, Edmond Panariti, dhe ministri i Transportit e Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto, ndërsa disa ministra kosovarë vizituan Tiranën me ftesë të homologëve të tyre.
Ndërkohë, është paralajmëruar takimi i dytë i qeverive të Shqipërisë e Kosovës në fund të muajit mars në Tiranë, pas takimit të parë që u zhvillua në Prizren në 11 janar 2014.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: